fbpx

BDI: PDSH të sqarojë nëse nxori kandidat për të mbuluar aferën “Interpromet”?

BDI-ja ka reaguar ndaj, akuzave të fundit të PDSH, lidhur me ndarjen e koncensioneve nga ana e zyrtarëve të BDI-së, për ata kompani që japin më shumë para.

“Në pamundësi të ruajë kompaktësinë e vet, e përfshirë në një proces shpërbërjeje deri në kapilarët e saj, PDSH po përpiqet të mbulojë diellin me shoshë, duke bërë akuza që s’i beson as vetë. Kjo parti e devijuar plotësisht nga qëllimet kombëtare, pa një grimë kontributi për përmirësimin e jetës dhe të statusit të shqiptarëve, ka zgjedhur ofendimet dhe sharjet si mjetin e vetëm të konkurrimit politik”, thuhet në reagimin e BDI-së. 

“Gjuha plot urrejtje e këtij subjekti, vlerësojmë të jetë në shërbim të përçarjes shqiptare dhe ka detyrën e vetme të mbulojë me akuza banale argëllëkun e saj të paskrupullt, që veç krerët e saj e dinë sesi u shpërblehet. Në vend se të lëshojë akuza qesharake, PDSH duhet të japë përgjigjen serioze që e pret çdo shqiptar sot, nëse kandidimi i Iljaz Halimit për president ka lidhje me aferën e zbuluar nga mediet për ndërmarrjen “Interpromet”. 

BDI është përcaktuar tashmë të injorojë çdo pretendim të pabazë ngritur nga PDSH, për aq kohë sa ajo nuk sqaron përfshirjen e saj në rastin me “Interpromet”. 

“Gjatë periudhës 2006 – 2008 janë dhënë gjithsej 7 koncesione për hulumtime edhe atë të gjitha në Maqedonine Lindore, ndërsa të hyrat në buxhet kanë qenë minimale.Vetëm 5 vitet e fundit janë dënë mbi 250 koncesione edhe atë shumica në komunat shqiptare (Likove, Saraj, tetove, tearce, Gostivar, Kërcovë, Strugë). U ndryshua edhe Ligji për miniera, ku 78% nga investimet paguhet ne buxhet komunal me cka në menyrë direkte përfiton komuna. Të hyrat në buxhet, vetëm ne 5 vitet e fundit nga koncesionet janë 1.100.000.000 denare (1 milijarde e 100 milion denare), prej të cilave 858 milion janë paguar në buxhetin e komunave”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button