Nëse vazhdon mot i thatë , Kumanova do të përballet me mungesë të ujit

Për shkak të mungesës së të reshurave të borës, qyteti i Kumanovës pritet të përballet me probleme të mëdha rreth furnizimit me ujë. Këtë e dëshmon fakti, se  të dy liqenet akumuluese, i Likovës dhe Gllazhnjës aktualisht posedojnë vetëm rreth 7 milion metra kub ujë, nga 25 milion sa është kapaciteti akumulues i të dy liqeneve.

Këtë e pohojnë edhe nga Ekonomia e ujërave “Fusha e Kumanovës dhe Likovës“.  Krye shefi i kësaj ndërmarrje , Emërlla Ukshini, theksoi se bazuar nga gjendja reale të në të dy liqenet, Kumanova do të përballet me mungesë të ujit. 

Po që se gjatë muajve të pranverës vazhdon të mbaj mot pa të reshura të shiut atëherë Kumanova do të përballet me krizën më të madhe me ujë të pijshëm gjatë disa dekadave të fundit.

Lajme të ngjashme

Back to top button