Kandidatët presidencial do të mbrohen nga Drejtoria gjashtë e MPB-së

Drejtoria e gjashtë e MPB-së, do të jetë në mbrojtje të kandidatëve presidencial të cilët fillojnë fushatën zgjedhore më 24 mars. Deri më tani, kërkesë në MPB ka bërë kandidati Zoran Popovski nga GROM. Vendimin për mbrojtjen e tij e ka nënshkruar ministrja Gordana Jankullovska.

Mbrojtje personale do të ketë edhe kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski dhe kandidati i PDSH-së, Iljaz Halimi. 
Siç njofton MPB-ja, përfaqësues të këtyre dy partive kanë kontaktuar me njësinë për mbrojtjen e personaliteteve dhe sigurimin e brendshëm të objekteve dhe pritet që të vijnë kërkesat e tyre.

Ekipi për sigurinë e kandidatëve presidencial, do të jetë në shërbim 24 orë, kur do të mbajnë aktivitete parazgjedhore, por nuk do t’i mbrojnë kandidatët deri sa ata do të jenë në shtëpi.

Mbrojtja personale e secilit kandidat do të përbëhet nga tre përfaqësues të drejtorisë së gjashtë.

Veturat me të cilët do të voziten kandidatët presidencial do të jenë të partive, ndërsa lidhur me atë se edhe sa vetura do të shoqërojnë kandidatët, nga policia thonë se ajo do të varet nga situata.

Presidenti aktual, Gjorgje Ivanov i cili është në garë për një mandate ët dytë, do të shfrytëzojë sigurimin aktual që ka.
 

Lajme të ngjashme

Back to top button