Për tre muaj 11 raste të reja me HIV

11 raste të reja të sëmurë me HIV janë regjistruar për vetëm tre muaj, gjatë periudhës janar deri në mesin e muajit mars të këtij viti.

Të gjithë të infektuarit janë meshkujt, 8 janë infektuar nëpërmjet marrëdhënieve seksuale me meshkuj, ndërsa tre të tjerë nëpërmjet marrëdhënieve të pa mbrojtura me femra, transmeton Dnevnik.

Pacientët janë të moshës prej 20 deri 29 vjeç, ndërsa më I riu prej tyre është adoleshent, informojnë nga Instituti për shëndet publik, ministria e shëndetësisë dhe organizatat joqeveritare HOPS, HERA dhe EGAL.

Numri I përgjithshëm I të infektuarve që jetojnë me këtë sëmundje në Maqedoni është 194. Numri I të vdekurve është 71.

Lajme të ngjashme

Back to top button