Çavkov: Nuk merret asnjë ingerencë e ministrit të Punëve të Brendshme

Ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov në konferencën e sotme për shtyp me kërkesë të gazetërëve që t’i komentojë kërkesat, në kuadër të negociatave të partive politike, për zvogëlimin e ingerencave të ministrit të Punëve të Jashtme, edhe një herë përsëriti se bëhet fjalë, për siç tha, spekulime klasike.

“Asnjë ingerencë e ministrit të Punëve të Brendshme nuk sillet në pyetje me ndryshimet e Ligjit për punë të brendshme dhe Ligjit për polici”, deklaroi Çavkov, duke shtuar se deri tani në këtë drejtim nuk ka dëgjuar asnjë mendim të argumentuar të LSDM­-së, as nga ekspertë të caktuar, të cilët i interpretojnë ose i komentojnë ato ndryshime të rregullave ligjore.

Ai sqaroi se ndryshimet janë kryer në bazë të analizës komparative, respektivisht janë shqyrtuar përvojat e Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë.

“Nuk ka shtet ku organizimi dhe struktura nuk janë konfirmuar me akt të Qeverisë. Në rastin konkret ne kërkojmë kjo të rregullohet me dekret. Nuk ka Ministri, respektivisht shtet kur për sistematizim të rregullt të vendev të punës nbuk kërkohet pajtueshmëri nga Qeveria. Kjo nuk ka asgjë të përbashkët me ingerencat e ministrit të Punëve të Brendshme”, elaboroi mes tjerash Çavkov.

Ai informoi se LSDM­ja konteson edhe për ndryshimin në Ligjin për punë të brendshme për vendosjen e stërvitjes së obligueshme për pjesëtarët e MPB-­së, të cilët dëshirojnë ose për të cilët Ministria resore ka nevojë të kalojnë nga një në nivel tjetër kierarkial.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button