Dibër, nuk ka para për transportin e fëmijëve me të meta

Auditorët e Qendrës ditore për fëmijë me nevoja të veçanta në Dibër gati një vit janë të shprazura. Prindërit e fëmijëve me të meta mendore dhe fizike nuk kanë mundësi që ti dërgojnë fëmijët në këtë qendër, ndërsa Ministria për Punë dhe Politik Sociale, nuk paguan transportin e fëmijëve.

Arlinda Mulladauti, psikologe në këtë Qendër ditore në Dibër thotë, ”  Ka një vit që ky institucion nuk ka asnjë fëmijë. Ministria për Punë dhe Politikë Sociale nuk e paguan transportin e fëmijë me të meta mendore dhe fizike,  ndaj dhe prindërit nuk kanë mundësi që t’i sjellin në Qendër. Ne , katër të punësuarit  shkojmë në punë rregullisht,  por puna jonë është me frikë sepse dita ditës presim të na largojnë. Nuk marrim paga  trembëdhjetë muaj me radhë”.

Nga ana e Qendrës për punë dhe politikë sociale në Dibër e cila është kompetente për punën e Qendrës ditore janë marrë disa herë aktivitete për tejkalimin e këtij problemi.
Deri më tani, sipas drejtorit Nazif Beqiri, janë bërë shumë kërkesa për zgjidhjen e statusit  të punësuarve,  por edhe për sigurimin e mjeteve materiale për nevojat e Qendrës ditore. Problemi mbetet i hapur, prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara kërkojnë me ngulm që këta fëmijë të socializohen  njëlloj si fëmijët e tjerë të hendikepuar në Maqedoni. 

Lajme të ngjashme

Back to top button