Dika: Zhvillimet në Strugë, veprim i guximshëm

Nënkryetari i RDK-së Artan Dika në statusin e tij në Fejsbuk ka shkruar se zgjedhjet e 27 prillit paralajmërojnë fundin e politikës destruktive që ka mbajtur të përçarë opozitën shqiptare në Maqedoni. Ai i quan veprime të guximshme ndodhitë në Strugë ku dega e PDSH-së nuk ka pranuar kandidatin e selisë qëndrore dhe ka bojkotuar Konventën.

“Zgjedhjet e 27 prillit paralajmërojnë fundin e politikës destruktive që ka mbajtur të përçarë opozitën shqiptare në Maqedoni. Zhvillimet e guximshme pozitive në Strugë, pakënaqësitë e mëdha në Kumanovë dhe largimi në masë nga strukturat në Komunën e Sarajit (një pjesë e së cilave kanë shprehur dëshirën për të kaluar në RDK), janë ngjarje të cilat, pas debaklit të 27 prillit, do të shtrihen kudo në hapësirat e banuara me shqiptarë. 
Kjo do të çojë në shpërbërjen e politikës që përçan opozitën shqiptare dhe mban në pushtet BDI-në, me të cilën kjo pjesë destruktive e opozitës ka jetuar në simbiozë. Maji do të vijë me ndryshime të rëndësishme kësaj radhe dhe RDK-ja do të jetë faktor me rëndësi për të ardhmen e shqiptarëve”, shkruan në statusin e tij në ‘Fejsbuk’, Artan Dika nënkryetar i RDK-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button