Shkarkohet nga detyra eprori i Drejtorisë së pestë Goran Grujovski

Eprori i Drejtorisë së Pestë të MPB-së, Goran Grujovski, është shkarkuar nga funksioni i tij, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov gjatë pyetjeve të gazetarëve, njofton Portalb.

Grujovski është i dyshuar në rastin “Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike në lidhje me shkatërrimin dhe asgjësimin e dy sistemeve me të cilat janë kryer përgjimet e paligjshme në Maqedoni.

Çavkov nuk ka  dashur të shpjegojë se përse është shkarkuar eprori i Drejtorisë së Pestë, por tha se shkarkimi është bërë sipas kornizave ligjore, transmeton Portalb.

Ai tha se Grujovski nga dje e ka ndaluar pushimin mjekësor, është kthyer në punë dhe më pas është shkarkuar nga pozita “epror i Drejtorisë së Pestë”, ndërkaq  ende nuk ka vendosur se kush do ta zëvendësojë atë.

Grujovski dhe katër persona të tjerë, në mesin e të cilëve është edhe ish ministrja e MPB-së, Gordana Jankulloska me shkatërrimin e sistemeve për përgjim, sipas PSP-së, i kanë bërë dëm shtetit rreth 10 milionë euro.

Rasti “Fortesa” – Jankulloska dhe katër persona, të dyshuar për shkatërrim të mjeteve për përgjim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button