Martesat gay, Shqipëria ka marrë vendimin

Është diskutuar shumë herë pranimi i martesave brenda së njëjtës gjini nga legjislacioni shqiptar dhe para disa kohësh u duk sikur ishim shumë afër atij vendimi, por rrjedha e zhvillimeve legjislative ka ndryshuar.

Dje, komisioni i posaçëm i Reformës ka marrë parasysh kërkesën e disa grupimeve politike dhe fetare për të mos e pranuar ndryshimin e Kushtetutës që do lejonte martesat gay.

PDIU ka qenë një nga partitë që ka kundërshtuar këtë ndryshim në ligj, në mbrojtje të familjes, që sipas tyre duhet të jetë gjithmonë ajo tradicionalja që vjen nga martesa e një burri me një grua.

Mesila Doda, anëtare e kësaj partie, e ka mbështetur vendimin.

“Me kërkesën e PDIU dhe këmbënguljen tone pa kompromis, sot u shfuqizua nga Komisioni i Posaçëm i Reformës ndryshimi Kushtetues që i hapte rrugën legalizimit të martesave gay. Kjo do të thotë se së bashku arritëm të ndalonim një ndryshim që mund të sillte një strukturë tjetër sociale, larg modelit të familjes natyrale e tradicionale. Falenderoj me kete rast gjithë kolegët tanë deputetë që u bashkuan në kauzën Pro Familjes Natyrale, krerët e religjioneve dhe besimtaret, familjaret, të rinjtë e të rejat që konsiderojnë modelin tonë familjar atë burrë-grua dhe që përkrahën këtë vizion të shëndetshëm të shoqërisë sonë.”

Ky është statusi i Mesila Dodës në faqen e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button