Ibrahimi: Zyrtarët e BDI-së, kërkojnë shuma të mëdha për koncesionet

Në zyrat e Partisë Demokratike Shqiptare në Çair anëtari i kryesisë qendrore, Orhan Ibraimi, ka shpalosur dokumentacione për aferat korruptive të funksionarëve të lartë të BDI-së.

“Në dorë kam dokumentet që dëshmojnë nivelin eklatant të korrupsionit në resorin e ekonomisë që udhëhiqet nga kuadri i BDI-së, Valon Saraqini”, ka deklaruar ai. 

Sipas Ibrahimit, kjo dosje fakton se si një sipërmarrësi i kërkohen shuma të mëdha parash nëse dëshiron që kompania e tij të fitoj një nga koncesionet e shumta që ndahen nga ministria e ekonomisë! 

“Ministra të BDI-së,10 vjet udhëheqin me ministrinë e ekonomisë dhe as edhe një investim nuk e sollën në vendbanimet shqiptare. As edhe një vend pune nuk u hap për shqiptarët”, deklaroi Orhan Ibrahimi. 

Përkundrazi, thotë ai,  “biznesi shqiptar u dëmtua skajshmërish nga hajnia dhe reketi i njerëzve të BDI-së dhe sikur të mos mjaftonte vetëm kaq,  presioni i qeverisë nëpërmjet inspekcioneve dhe dënimeve të panumërta e ka ngulfatur totalisht mundësinë e vetme për mbijetese të shqiptarëve” 

“Ne nuk jemi të shqetësuar se ju vidhni, korruptoheni, zhvatni dhe paguheni në mes veti me shuma te majme, por shqetësimi kryesorë i yni është se nëpërmjet këtyre vjedhjeve ju keni shitur interesat kombëtare”, thotë Orhan Ibrahimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button