Aleancat parazgjedhore ndëretnike!

Ka kohë që lideri i VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski mundohet të paraqitet si patron i këtij shteti, shteti të përbashkët të shqiptarëve dhe të maqedonasve. Ai që nga marrja e timonit partiak merr guximin që të tregojë se kush do t’i përfaqësojë edhe shqiptarët. Ashtu e bëri edhe në 2006-tën duke promovuar aleanca strategjike me PDSH-në e vazalizuar.  Aleancë që shqiptarët e rrëzuan në vitin 2008. Ndërkaq, në 2011-tën përfudimisht e varrosën këtë ide që shqiptarët mund të përfaqësohen nga ata që nuk kanë legjitimitet.

Në anën tjetër, është herët që të besohet se partitë shqiptare dhe ato maqedonase mund të shkojnë në koalicione parazgjedhore me lista të përbashkëta.  Është herët të shkohet, pasi ndasitë etnike janë evidente. Standartet e dyfishta ende nuk janë eliminuar edhe pse jetohet në një territor. Gjuha shqipe ende nuk ka marr formën e duhur, papunësia te shqiptarët është shumë më e madhe. Investimet kapitale janë orientuar ka pjesa maqedonase edhe ato investime që janë bërë te shqiptarët janë përjetuar me vështirësi dhe me siklet të madh nga pala maqedonase.  Thuajse investohet ne Shqipëri e Kosovë e jo te shqiptarët e Maqedonisë ku edhe ata mbushin arkën shtetërore, ndoshta më shumë se të tjerët. 

Temat e koalcioneve parazgedhore kërkojnë guxim dhe lidership. Të shkosh me një listë zgjedhore me kandidat shqiptar, maqedonas, turk , romë e të tjerë është vërtetë herët. Ende nuk është krijuar një klimë e tillë.

Por, nëse merret parasysh që vullneti i shqiptarëve për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO është një vullnet i shumicës absolute, shihet se shqiptarët janë të përcaktuar në mënyrë plebishitare për integrim. Nëse merren parasysh edhe anketat dhe sondazhet që janë bërë për gjithë qytetarët e Maqedonisë, shihet qartë se janë një shumicë e madhe e deklaruar për integrimin e Maqedonisë. Në këtë drejtim, nëse do të ishte momenti dhe guximi për të bërë një koalcion parazgjedhor, ku paketa etnike shqiptare e të drejtave do të ishte pranuar komplet për zgjidhje, njëherë e përgjithmonë,atëherë do të kishim para qytetarëve një koalicion parzgjedhor për Maqedoninë në BE dhe në NATO ku partitë shqiptare së bashku me LSDM-në dhe partitë  e tejra etnike do të garonin për të fituar mandatin qeveritar, karshi VMRO-DPMNE-së së Nikolla Gruevskit, që do të ngelte me opcioinin e izolimit, të kryeneçësisë dhe vetshkatërrimit.

Ky lloj koalicioni, as që do ta kishte të rëndë ndarjen e pushtetit dhe pozitave kyçe shtetërore, kryemnistrit, kryeparalamentarit apo edhe presidentit. Ndryshimet kushtetuese në shërbim të qytetarëve dhe të integrimit do të mundeshin të realizohen shumë me lehtësi. Pasi ky koalcion do të merrte bekimin në zgjedhje në formë të drejtëpërdrejtë dhe demokartike. 

PDSH-ja vazhdon të notojë kundër rrymave
Partia Demokratike Shqiptare është duke ripërsitur gabimet dhe vazhdon të shkojë kundër proceseve si ato shqiptare po edhe në kundështim me ato ndërkombëtare. Identifikohet me logjikën e robit të pushtetit dhe demostrimit të  agresivitetit dhe dhunës ndaj popullit shqiptar. Derisa ndërtohej vatra e diturisë, Universiteti  i Tetovës ajo shfaqte përbuzje dhe dhunë ndaj studentëve. Shqipatrët në vitin 2001 e ndryshuan Kushtetutën , ndërsa ajo ushtarët e UÇK-së i quante strukturë kriminiele. Marrëveshjen e Ohrit e shpallën të vdekur dhe pastaj prap thirrej në të. Ndërsa Kosova po ndërtonte shtetësinë e saj, pas çlirimit, në harmoni me faktorët ndërkombëtar, lideri i PDSH-së Menduh Thaçi bënte të lazdruarin duke thënë se Maqedonia do ta pranojë Kosovën kur të thotë ai.          

Maqedonisë do të duket qartë se në çdo të arritur të shqiptarëve PDSH ose ka sabotuar, ose ska marr pjesë në votime, por rrallë ka votuar pro.
A nuk është e njëjta situatë edhe tani kur gjithë shqiptarët dhe partitë tjera shqiptare mbështetën iden e liderit të BDI-së Ali Ahmeti se tani më ka ardhur koha që pa shqipatërt nuk mund të zgjidhet presidenti i shtetit. Të zgjidhet një president konsesual. Por çka bën ai? Si gjithmonë në kundërshtim me interesin e përgjithshëm shqiptar nxjerr kandidatë dhe pozicionohet kundër kësaj ideje kombëtare. Kjo rrugë e tij çon në delegjitimimin përfundimtar të grupit parlamentar të PDSH-së që ndoshta s`do të arrij as të formojë grup këtë rradhë. Sinjalet vijnë edhe nga vetë struktura e tij partiake të lodhur nga mashtrimet tani më të dalura në sipërfaqe . Opinioni një kohë të gjatë është marr me takimin e tij me drejtuesin e shërbimit sekret të Maqedonisë, Sasho Mihajllkovski. Përkundrazi nuk shoh asgjë për t’u befasuar se lideri i kësaj partie lëvdrohet për takim. Pasi çdo udhëheqës, cdo monark që ka udhëhequr në mënyrë tiranike në fund është strukurë në vendlindjen e tij politike. 

Lajme të ngjashme

Back to top button