Kontrolli i Brendshëm do ta shqyrtojë rastin me “nusen police” nga Manastiri

Nusja police nga Manastiri
Nusja police nga Manastiri – Foto e siguruar nga LSDM

Sektori për Punë të Brendshme do ta shqyrtojë rastin me sekretaren e Policisë Uniform të SPB – Manastir, për të cilën dje LSDM, e akuzoi se ka shtënë me armë në dasmën e saj, kanë deklaruar zëdhënësja e policisë së Manastirit, Sanja Stamatova, njofton Portalb.

“Kohë më parë e pamë fotografinë dhe kontrolli i brendshëm do ta merr rastin në shqyrtim. Ata do të vendosin se çfarë hapa do të ndërmerren më tej”, deklaroi Stamatova.

Përndryshe, dje LSDM publikoi pamje në të cilat shihet se e punësuara në SPB Manastir, gjatë martesës së saj është fotografuar dhe ka shtënë me automatik, transmeton Portalb.

Sipas informatave të LSDM-së, e punësuara para një periudhë të shkurtër ka marrë edhe vendim për punë në SPB Manastir, menjëherë pas mbarimit të shkollës ekonomike.

“Babai i nuses i cili i ndihmon që të gjuajë me armë, është njëri ndër koordinatorët e VMRO – DPMNE-së për rajonin e Manastirit dhe është bashkëpunëtor i afërt i Nikolla Gruevskit. Dasma e të punësuar në MPB, e cila gjuan me armë të policisë dhe ushtrisë ka ndodhur muajin e kaluar”, thanë nga LSDM. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button