Flet Taleski pas marrjes në pyetje nga PSP

“Bëhet fjalë për procedurë të imponuar dhe nuk mundet në bazë të një inçizimi të bëhet një fushatë e këtillë shpifjesh”, tha kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, pas daljes nga ndërtesa e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku sot është marrë në pyetje për rastin “Transportuesi”, njofton Portalb.

Vlladimir Taleski
Vlladimir Taleski

Në lidhje me tenderët për transportimin e nxënësve të Manastirit, Taleski tha se procedurat kanë qenë transparente dhe se atë do ta dëshmojnë.

I pyetur rreth informatave se nga arresti shtëpiak e udhëheqë komunën, kryetari i Manastirit është përgjigjur “Ka vendim nga  Prokuroria që unë patjetër ta respektoj”.

Marrja në pyetje e Taleskit ka zgjatur për dy orë e gjysmë. Ai në PSP ka arritur në ora 12 bashkë me policinë, por pa pranga në duar, ndërkaq bashkë me të ka ardhur edhe avokati i tij, Nikolla Dodovski, transmeton Portalb.

Taleski nga  arresti shtëpiak kërcënon një gazetar me padi

I dyshuari i parë i “Transportuesit”, nga arresti shtëpiak i është kërcënuar me padi gazetarit nga Manastiri, Sime Alushevski, botues i gazetës “Ego”.

Në kërcënimet kundër gazetarit, Taleskit i është bashkëngjitur edhe sekretari i Komunës së Manastirit, Sllobodan Bonaçovski, i cili gjithashtu është i dyshuar në lëndën “Transportuesi”.

Taleski të shtunën i ka dërguar letër gazetarit në fjalë, me kërkesë që në afat prej 48 orëve të kërkojë falje publike dhe ta tërheqë një tekst të publikuar më 28 prill me titullin “Transportuesi”, pasi që sipas tij, ka qenë me deklarata shpifëse dhe ofenduese, përcjellë Portalb.

Përndryshe, arresti shtëpiak për Taleksin është deri më 21 korrik. Kryetari i Manastirt dhe 22 persona dyshohen për keqpërdorim me transportimin e nxënësve në Manastir, ku sipas Prokurorisë Speciale, ai bashkë me disa bashkëpunëtorë i kanë bërë dëm buxhetit të shtetit për plotë 360.000 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button