Nis ndërtimi i objektit të Medresesë në Gostivar

Me investim të Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar, BFI-së dhe investitorëve nga Turqia nga Shoqata Vullnetare për Edukim nga Ankaraja, u hodh gur themeli dhe u pre kurban për ndërtimin e objektit të Medresesë së vajzave në Gostivar. 

Në këtë aktivitet të rëndësishëm morën pjesë kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, kryetari i BFI-së, Sulejman ef. Rexhepi, Muftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu, Ibrahim Erdogan nga Shoqatës Vullnetare për Edukim nga Ankaraja, drejtori i Medresesë “Isa Beu” në Shkup, Ibrahim Idrizi si dhe shumë mysafirë dhe qytetarë të Gostivarit. 

Objekti do të jetë tre kate, do ketë 10 mësonjëtore, dy kabinete, një sallë, bibliotekë dhe zyrat administrative. 

Medreseja ndërtohet në Zonën e 6-të në Gostivar dhe pritet të jetë gati deri në shtator të këtij viti. 

Aktualisht procesin edukativo arsimor medresantët e medresesë “Isa Beu” – Dega e në Gostivar vijojnë ta ndjekin në objektin e Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar.

Lajme të ngjashme

Back to top button