PDSH: BDI është përkulur para VMRO-së, tani derdh për Dollnenin

PDSH, dega në Dollnen, ka përgënjeshtruar akuzat e djeshme të BDI-së, sipas të cilave, shqiptarët e humbën komunën e Dollnenit, falë argëllëkut të PDSH-së, kur 350 votat shqiptare të fshatit Cërnilisht, shkuan në llogari të Boshkos.

Anëtari i kryesisë qendrore I PDSH-së nga dega e Dollnenit, Sevgani Ibraimi,  njofton opinionin e gjerë se akuzat e BDI-së dega Dollnen nuk janë aspak të vërteta.

“BDI nuk ka të ndalur dhe vazhdon më tej me shpifje se kinse PDSH-ja paska politikë antishqiptare, interesa personale dhe individuale e asgjë më shumë ,nuk është çudi BDI-ja të bën kualifikime të tilla, sepse vetë janë të tillë. Se sapunë të mëdha keni bërë gjatë mandateve të kaluara shumë saktë janë të informuar qytetarët e komunës së Dollnenit por edhe më gjerë”, thotë Sevgani Ibraimi.

Sipas tij, në komunën e Dollnenit përkrahësit e PDSH-ja janë dëshmuar  në 2009 dhe falë votave tona BDI-ja fitoj  kryetarin e Komunës, por për fat të keq nuk ishte shqiptar. Në  zgjedhjet lokale 2013  kur me të vërtet ishte e nevojshme të mbrohet kauza shqiptare BDI-ja ishte kundër  kandidatit të vetëm shqiptar i PDSH-së.

“BDI-ja derdh lot për koalicionim mes VMRO-së dhe PDSH-së në Dollnen, por nuk do të përmend se koalicion midis BDI-së dhe VMRO-së, kemi në Qeveri (ku e dine të gjithë se BDI-ja në mënyrë të turpshme dhe vasale është e përkulur para VMRO-së), së dyti në komunën e Tetovës koalicioni BDI – VMRO ndan  proporcionalisht postet në drejtoritë dhe njësitë e komunës dhe kështu  u arrit të konstatohet  këshilli komunal e Komunës së Tetovës, andaj,  PDSH-ja nuk është e habitur me këto veprime patriotike të BDI-së”, thotë Ibraimi.  

Sa u përket vendeve udhëheqëse në Komunën e Dollnenit, thotë Ibraimi, dy pozicione udhëheqëse i takojnë PDSH-së (Sekretari dhe Kryesuesi i këshillit të Komunës) kurse 2 udhëheqësit e sektorëve nuk janë shkarkuar dhe asnjë nëpunës shtetëror në administratën komunale nuk është  zëvendësuar me maqedonas.

PDSH dega e Dollnenit përgënjeshtron pohimet e BDI-së se pushteti aktual i komunës së Dollnenit ka vendosur të  ndërtoj kishën në fshatin Peshtalevë, kjo  është një dezinformoftë tendencioze me qëllim të komprometimit të PDSH-së dhe udhëheqësve të saj. 

“Siç thotë një fjalë e urtë ‘rrena i ka këmbët e shkurtra. BDI-ja është një  mjeshtër shumë i mire për miratimin e vendimeve  për ndërtimin e kishave në shumë vende në Maqedoni edhe atë :Në Kala të Shkupit, Qendër të Shkupit, në Tetovë kurse  sa i përket iniciativës për ndërtimin e kishës në Peshtalevë  qytetarët e Dollnenit e kanë MIRAZ prej BDI-së Dollnenit”, thotë Sevgani Ibraimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button