fbpx

9 gjëra të çuditshme që nuk i dinit për teshtimën

Përveçse e dimë qe duhet thënë “Shëndet”, nuk njohin shume gjera lidhur me teshtimën. Zbuloni disa kuriozitete.

Është normale te teshtish 2 ose 3 here radhazi

Qe mikrobet te dalin jashtë, shpesh duhet me shume se një e teshtitur, prandaj ka raste kur teshtijmë dy ose 3 here.

Shpejtësia e një teshtime mund te arrije 160km/ore

Teshtima del me një shpejtësi shume te madhe. Ajo fillon nga 48 apo 56 e deri ne 160km/ore.

Mikrobet “kërcejnë” larg

Mikrobet qe dalin nga hunda mund te shkojnë edhe deri ne 9 metra larg jush.

Teshtijmë për te pastruar hundën

Sipas studimeve, teshtima hap brimat e hundës dhe largon prej tyre mikrobet e këqija.

Zemra nuk ndalet kur teshtijmë

Ndryshe nga sa mund te thuhet, zemra jone vazhdon te rrahe kur ne teshtijmë edhe pse rrahjet mund te jene me te dobëta se zakonisht.

E mira është te teshtijmë lirshëm

Ne vend qe te zëmë hundën dhe te bllokojmë teshtimën duhet ta leme atë te dale jashtë. Bllokimi mund te jete i rrezikshëm dhe mund te sjelle këputje te enëve te gjakut tek sytë, dobësim te enëve te gjakut ne tru, dëmtim te timpaneve te veshëve ose probleme me diafragmën.

Drita e diellit mund te nxite teshtimën

Te gjithë i mbyllin sytë kur teshtijnë

Disa mënyra për te penguar teshtimën

Ka disa mënyra për te penduar teshtimën (pa qene shume vone). Mund te fërkojmë hundën, te prekim fort pjesën e sipërme te buzës ose te marrim fryme thelle.

Lajme të ngjashme

Back to top button