Të shtëna në Tetovë, plagoset një person

Një person u plagos mbrëmë në Tetovë , kur persona të panjohur kanë shtënë me arrmë zjarri drejt dy vëllezërve. Nga SPB – Tetovë bëjnë të ditur se rreth orës 21:30 44 vjeçari T.R ka lajmëruar në polici rastin e sulmit ndaj tij, rrjedhimisht përderisa ka shkuar për tek vetura e tij “Audi” në rrugën Video Smileski Bato, ku ka qenë edhe vëllai i tij, e ka pritë një veturë tjetër e llojit “Audi”, por me tabela të Shkupit, në të cilën kanë qenë disa persona të cilët e kanë sulmuar.

Më tutje sipas dëshmive të T.R “Audi” me targa të Shkupit i ka ndjekur dhe u ka zënë rrugën.

Siç deklaron për Nova, zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski, T.R ka dalë për një çast prej veturës së tij, kurse shoferi që i ka ndjekur me “Audin” me targa të Shkupit, ka krisur dy herë me pistoletë.

Njëri nga plumbat e ka qëlluar vëllaun e T.R në këmbë, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button