fbpx

Genta Ismajli e Ardian Bujupi bashkë!? (Foto)

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli i është përveshur punës që në publik të vijë me projekte të reja. Menaxheri i saj Adem Ramadani, për gazetën Tribuna ka treguar se këngëtarja është e fokusuar në karrierë dhe se ka shumë plane për këtë vit. Ndër të tjera ai ka thënë se Genta shumë shpejt do të vijë me një këngë në bashkëpunim, ndërsa burime të gazetës bëjnë me dije se bashkëpunimi do të realizohet mes Genta Ismajlit e Ardian Bujupit.

Është e njohur me nofkën uragani i skenës sonë. Bëhet fjalë për këngëtaren Genta Ismajli e cila po përgatit befasinë e radhës për publikun e vet. Menaxheri i saj, Adem Ramadani, për gazetën Tribuna ka treguar se Genta tashmë është në finalizim të një kënge e cila do të vijë në bashkëpunim. Sipas Ramadanit kënga do të publikohet shumë shpejt. “Genta është duke punuar në një këngë të re e cila shumë shpejt do të publikohet. Bëhet fjalë për një këngë e cila do të vijë në bashkëpunim.

Ashtu siç edhe e kemi paralajmëruar nëpër rrjete sociale”, ka thënë ai në fillim të bisedës, duke mos dashur të jap më shumë detaje rreth këngës. E sipas burimeve të gazetë Tribuna, kënga e cila shumë shpejt do të jetë në duart e publikut do të vijë e realizuar në bashkëpunim me këngëtarin Ardian Bujupi. Mirëpo këtë, Ramadani as nuk e ka mohuar e as nuk e ka pohuar. “Nuk do të doja të zbuloja se për cilin artist bëhet fjalë. Më mirë le të mbetet befasi për publikun. E rëndësishme është që kënga ka përfunduar dhe do të jetë e plotësuar edhe me videoklip”.

‘Nuk e ka në plan martesën’

E përveç kësaj kënge, këngëtarja e njohur do të sjellë në treg edhe projekte të tjera të cilat do të publikohen gjatë kësaj kohe deri në prag të sezonit veror. “Përgatitjet për sezon kanë filluar. Momentalisht po presim të publikohet kjo këngë, më pas Genta do të jetë e angazhuar edhe në tre këngë tjera të reja të cilat do të publikohen para sezonit”, ka treguar Ademi më tej.

Ndryshe sa i përket projektit ‘Dekada e Gentës’ i cili ka kohë që është duke u pritur nga fansat e saj e që tani për tani është publikuar vetëm trileri, Ramadani ka theksuar se ende nuk e kanë një datë të caktuar për publikim të të gjithë projektit. Sipas tij Genta është ende në proces të punës. “Ende jemi në proces të punës sa i përket projektit të dekadës së Gentës. Tani për tani e kemi publikuar vetëm trilerin e këtij projekti. Por nuk e di saktësisht kur do të finalizohet i gjithë materiali”.

Ndërkaq krahas gjithë këtyre synimeve që Genta ja ka vënë vetes për këtë sezon, duket se ajo nuk ka kohë të mendoj as për jetën e saj personale. Ramadani me buzëqeshje për fund ka treguar se asgjë të re tek Genta nuk ka përveç angazhimeve e planeve të mëdha që ka për këtë vit në karrierën e saj. “Jo nuk e ka në plan njëherë për njëherë as martesën e as fejesën. Është e fokusuar në punën e saj rreth karrierës. Ky është prioriteti i saj tani për tani”./Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button