fbpx

Edi Rama njeh Maqedoninë me emrin FYROM

Edi Rama e njeh shtetin e Maqedonisë me FYROM. Portali Albeu mëson se ashtu sikurse e thërrasin grekët Maqedoninë në arenën ndërkombëtare me emrin e saj FYROM, apo institucionet ndërkombëtare, edhe kreu i qeverisë në vendimin e firmosur prej tij nr 33, datë 29.1.2014 për “Miratimin e programit ekonomik e fiskal të Shqipërisë për periudhën 2014 – 2016”, e cilëson me të njëjtin emër.

Por zyrtarisht, Shqipëria në marrëdhëniet dypalëshe e njeh me termin Maqedoni.

Kjo dallohet edhe nëse hulumtojmë te faqja e Ministrisë sonë të Jashtme, aty ku është lista e përfaqësive diplomatike të akredituara në Tiranë.

Në faqen e MPJ-së rezulton emri Maqedoni, dhe jo FYROM, sikurse e njeh kryeministri Rama.

Ndërkohë në vendimin e firmosur nga kryeministri Edi Rama, dhe të botuar në Fletoren zyrtare nr. 13 të datës 11 Shkurt 2013, në faqen 211 midis të tjerave thuhet:

“Zhvillimi i rrjetit të brendshëm të transmetimit dhe të interkonjeksionit të energjisë elektrike. Skema e investimeve është konceptuar për të përballuar kërkesat në rritje të konsumatorëve për energji elektrike, fillimisht për të importuar dhe më pas për të eksportuar tepricën e energjisë. Përparësi për periudhën 2014 – 2016 është ndërtimi i linjës së interkonjeksionit me Kosovën, për të cilën janë siguruar burimet financiare, si dhe përfundimi i studimit të fizibilitetit dhe mobilizimi i burimeve për projektin e interkonjeksionit me FYROM. Në sistemin e transmetimit janë identifikuar rreth 20 projekte, nga të cilat shtatë projekte janë konsideruar si prioritare, dhe për të cilat po kryhen studimet e fizibilitetit dhe pritet të fillojnë brenda periudhës së programit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button