Rusisë i rrezikohet pjesëmarrja në Lojërat e Rios

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar tha të martën se do të shqyrtojë “mundësitë ligjore” për të ndaluar pjesëmarrjen e të gjithë atletëve rusë në Lojërat Olimpike Verore, të cilat nisin muajin e ardhshëm në Rio de Zhaneiro, njofton REL.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar urdhëroi komisionin disiplinor që të shohë rolin e zyrtarëve rusë në dopingun e sponsorizuar nga shteti.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar mbajti bisedime urgjente në Zvicër, pasi një raport i Agjencisë Botërore Kundër Dopingut ka konstatuar se në Rusi ka doping të “diktuar nga shteti”.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar “do të shqyrtojë mundësitë ligjore për një ndalim kolektiv të të gjithë sportistëve rusë në Lojërat Olimpike 2016”, thuhet në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button