Mijatoviq: Dënimet e larta për shpifje mund ti shkatërrojnë mediat

Rastet kur mediat dënohen me dënime të larta për shpifje mund të rezultojnë me humbje financiare dhe mbylljen e disa mediave dhe kjo duhet të ndryshojë urgjentisht. 

Kështu ka porositur në konferencën e sotme për shtyp përfaqësuesja e OSBE-së për liri të mediave Dunja Mijatoviq pas takimit me kryeministrinë Nikolla Gruevski dhe ministrin për shoqëri informatike Ivo Ivanovski. 

Në takim është diskutuar edhe për implementimin e ligjit të miratuar për media, reforma në servisin publik, legjislacionin e shpifjes si dhe reklamave qeveritare dhe fushatave.

Sipas Mijatoviq, ligjet e merituara mediale janë të mira por duhet të shihet si do të implementohet dhe nëse do të luaj ndonjë rol në përmirësimin e situatës në media.

Mijatoviq ka deklaruar se në takim me kryeministrin është diskutuar edhe për problemin me fushatat qeveritare dhe ndarja e mjeteve publike në disa media si dhe për mungesën e transparencës.

„Kjo mund të krijojë problem dhe është e nevojshme më shumë transparencë”, tha ajo.
Mijatoviq theksoi se është takuar edhe me gazetarin Tomisllav Kezharovski i cili është në burg shtëpiak dhe se do të vazhdojë ta përcjellë këtë rast.

Lajme të ngjashme

Back to top button