(FOTO) Alarm i rremë për bombë në shkollën Migjeni në Tetovë

Një alarm i rremë për bombë i ka shqetësuar sot nxënësit e paraleleve maqedonase në shkollën fillore “Migjeni” në Tetovë.

Sipas zëdhënësit të policisë Marjan Josifoski, një e punësuar në këtë shkollë e ka lajmëruar rastin në polici në ora 11 e 40 minuta.

“Më shumë arsimtarëve në këtë shkollë me anë të postës elektronike u është lëshuar një kërcënim identik në të cilin ka shkruar se në shkollë është vendosur një bombë e cila do të eksplodojë nëse nuk lihen një sasi e parave, 100.000 denarë në oborrin e shkollës, gjegjësisht në drurin që gjendet në anën e majtë të shkollës. “ thotë për Portalb, Josifoski.

Emaili është dërguar me nofkën “I çmenduri i retarduar”

Ai sqaroi se policia, ndihma e shpejtë dhe njësia për zjarrfikës ishin në terren si dhe ekipi i njësitit anti-terrorist nga Shkupi e konfirmuan se nuk ka bombë në këtë shkollë.


Drejtori i shkollës, Harun Rexhepi i cili me paralelet shqiptare ishin në Kodrën e Diellit menjëherë pas informatës është nisur drejt vendngjarjes. Ai tha se shkolla është e sigurtë dhe se nxënësit neser mund të kthehen në shkollë.

“Alarmi ishte i rrejshëm, u konfirmua nga policia, tha ai. /Portalb

Blerona Jakupi

Lajme të ngjashme

Back to top button