Fillon Xhaz karvani veror

Me performancë të Damir Imeri Trio në Resnjë, sonte fillon Xhaz Karvani Veror i cili është pjesë e manifestimit Valë e nxehtë kulturore. E organizon Shoqata e Xhaz Muzikantëve dhe Artistëve të Lirë me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, ndërsa do të vizitojë disa qytete nëpër Maqedoni.

Damir Imeri është prej instrumentalistëve dhe autorëve më të njohur në Maqedoni i cili pas vetes ka një numër të madh realizimesh. Krijon në muzikën klasike për çka është edukuar, por njejtë është i suksesshëm edhe në xhaz dhe në sferën e muzikës tradicionale.

Imeri nuk është vetëm instrumentalisht i shkëlqyeshëm i cili momentalisht si trombonist është anëtar i Orkestrës së OBM-së. Kësaj here Damiri do të perfomojë me trion e tij i cili përbëhet nga Adi Imeri në kitarë dhe Bllagoja Antovski baterist.

Në paraqitje ata do të perfomojnë muzikë të tyre autoriale, duke përfshirë edhe disa xhaz standarde. Nesër dhe pasnesër, gjithashtu në Resnjë, koncerte do të mbajnë Fierce dhe Ivan Ivanov Kuartet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button