Firma “Beton” kërkon 18.2 milion euro për ndërtimin e “Rrotës Panoramike”

Nëse pranohet oferta e firmës ndërtimore “Beton”, e ashtuquajtura “Rrota Panoramike” mbi lumin Vardar do të kushtojë 18.2 milion euro.

Në thirrjen publike të NTP Shkup, për zgjedhjen e realizimin e ndërtimeve për “Rrotën Panoramike” dhe objekteve shoqëruese që do të ndërtohen është paraqitur vetëm firma “Beton” e cila kërkon 18.2 milion euro duke përfshirë edhe TVSH-në.

“Rrota Panoramike do të jetë e lartë 73 metra me një diametër prej 57 metra dhe do të ketë kapacitet për 240 persona të rritur dhe 60 fëmijë. Për ndërtimin e “ Rrotës Panoramike”, janë paraparë 12 milion euro, ndërsa paratë NTP Shkup, planifikon t’i sigurojë prej tatimeve dhe nga burimet vetanake.

Lajme të ngjashme

Back to top button