Jankullovska kërkon dëmshpërblim prej 10 mijë eurove nga Shilegov

Ministrja për Punë të Brendshme Gordana Jankulovksa sot nuk ishte e pranishme në Gjykatën themelore Shkupi 2, si paditëse e zëdhënësit të LSDM-së Petre Shilegov. 

Atje sot u mbajt gjykimi për fyerje dhe shpifje, të cilën Jankulovska e ngriti kundër Shilegov për shka të informatave të plasuara në konferencë për shtyp se, “ministrja ka rritur pronat e saja me dy banesa nga 200 metra katrorë me vlerë rreth 200 mijë euro”. 

Para gjyqit Shilegov theksoi se plotësisht qëndron në atë që ka thënë në konferencë për shtyp, por distancohet nga interpretimi i të njëjtave nga mediat. Sipas tij, është e paqartë pse ai personalisht po paditet kur shfaqet nga pozita e zëdhënësit të LSDM-së.

“Unë në asnjë prej konferencave të njëpasnjëshme për shtyp nuk kam akuzuar Jankullovskën se në mënyrë ilegale ka fituar pronat e përmendura dhe nuk mund të përgjigjem pse ajo, siç paraqitet në ekspertizë, ‘nuk ka mundur të flej natën, është djersitur, pastaj u kanë lajmëruar të afërmit dhe ka qenë e detyruara të dëshmoj ndershmërinë e saj’”, tha Shilegov para gjyqit. 

Mbrojta e Jankullovskës në fund të seancës së sotme gjyqësore theksoi se në interes të procesit dhe mungesës së ministres në gjykim nuk do të japin deklaratë para se të sillet vendimi nga gjyqi. Ministrja me këtë rast ka kërkuar një million denarë dëmshpërblim. Ndryshe, vendimi gjyqësor I radhës është caktuar për në fund të këtij muaji.

Lajme të ngjashme

Back to top button