Doland Lu kërcënon hapur: kush voton kundër reformës në drejtësi, do ketë pasoja nga SHBA

Në një tjetër dalje publike, ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu ka qenë mjaft i ashpër duke folur për reformën në Drejtësi.

Madje ai ka shkuar deri në kërcënim të hapur, diplomatik kuptohet, kur tha sepolitikanët shqiptarë që do votojnë kundër reformës në Drejtësi do të kenë pasoja të rënda nga SHBA.

“Njerëz të fuqishëm kanë frikë nga kjo reformë. Qytetarët po kërkojnë ndryshim. Është koha për të vendosur. Do të ketë pasoja specifike negative, për ata udhëheqës që votojnë  kundër kësaj reforme…Ju sigurojë se pasojat do të jenë të rënda dhe afatgjata dhe këtë e kam porosi nga Uashingtoni.Jam takuar me 10-ra deputet nga të gjitha partitë politike. Jam i bindur se këta persona e duan këtë reformë e duan interesin e qytetarëve shqiptarë”, tha Lu, transmeton Tesheshi.com

Më pas, kreu i diplmacisë amerikane në në Tiranë, u bë më konkret në ligjërimin e tij, kur tha se kreu PD-së, Lulëzim Basha dhe deputeti Oerd Bylykbashi, me qendrimet e tyre kanë nxjerr dhe problematika të caktuara që kanë bllokuar procesin.

“Ata s’mund të pranojnë që të huajt të bëjnë vlerësime, kjo është e çuditshme! Më 19 maj Basha na tha se të huajt do ta pastronin peshkun nga koka, ua tha këtë edhe deputetëve të PE. Tani papritur ndryshon qëndrim”, ka komentuar Lu qëndrimin e Bashës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button