Shumat rekorde në investimet ndërtimore kanë filluar të ulen në rajonin e Pollogut

Sipas të dhënave të Entit Shtetërorë për Statistikë, rajoni i Pollogut, qëndron në vendin e parë ndërtimin e objekteve të shtrenjta dhe luksoze Sipas të dhënave të Entit, në punët ndërtimore, në rajonin e Pollogut është investuar mbi 873 milion denarë, për gjithsejtë 40 objekte.  Për dallim nga rajoni i Pollogut, investitorët e ndërtimit në Shkup për 50 objekte kanë investuar një shumë dyfish më të vogël, prej mbi 453 milion denarë.

Gjatë dhjetorit të vitit të kaluar është përgjysmuar dhënia e lejeve të ndërtimit në rajonin e Pollogut. Trendi i investimit në objekte të shtrenjta ka filluar të bjerë, krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetërorë për Statistikë, interesi për ndërtim më së shumti ka rënë në Tetovë, ku nga 57 shtatë leje ndërtimi të dhëna gjatë vitit 2012, një vit më vonë, respektivisht dhjetorin e vitit të kaluar, ka pasur gjithsejtë 6 leje ndërtimi.

Sa i përket numrit të banesave, në dhjetorë të vitit 2013, investuesit filluan ndërtimin e 83 banesave me vlerë prej më shumë se 8 milion denarë. Numri më i madh i banesave të ndërtuara ishin tre dhomëshe. Edhe në ndërtimin e banesave përveç komplekseve tjera ndërtimore, në rajonin e Pollogut vërehet trendi i uljes.

Lajme të ngjashme

Back to top button