Tetovë, falimentuesit kërkojnë kompensimin e tre viteve punë pa para

Punëtorët që dolën si tepricë teknologjike, pas falimentimit të ndërmarrjes së përpunimit të drurit “Shik Jellak”, në Tetovë, në seancën e përbashkët në Gjykatën Themelore, njëzëri kanë rënë dakord që të kalohet në një fazë tjetër të procedurës për falimentim bazuar në ligjin për fermentuesit.

Falimentuesit njëzëri kanë rënë dakord në sjelljen e vendimit për shitjen e pasurisë së mbetur nga ish ndërmarrja “Shik Jellak” dhe ndarjen e kësaj pasurie ish punëtorëve të sajë. 
Në seancën e punëtorëve të falimentuar në  Gjykatën e Tetovës, është konstatuar se përpjekjet e deritanishme për kompensimin e punëtorëve nga shitja e pasurisë së patundshme të ndërmarrjes, kanë qenë të pa rezultate.

Gjithsejtë 270 punëtorë të ndërmarrjes “SHik Jellak”, për tre vite me radhë nuk kanë marrë pagat e mbetura mujore, për shkak të falimentimit të ndërmarrjes si rezultat i keq menaxhimit.

Shumica e tyre kanë kërkuar kompensimin e mundit ët tyre në mënyrë të organizuar në procese të ndryshme gjyqësore.

Ata tani kërkojnë tu mundësohet marrja e parave të mbetura, duke u bazuar në ligjin për falimentuesit që parasheh shitjen e pasurisë së patundshme të ndërmarrjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button