Maqedonia nga vendi i 117 ka rënë në vendin e 123 për lirinë e mediave në botë

Indeksin më të ri për lirinë e mediave në organizim të Reporterëve pa kufi që përfshin gjithsej 180 shtete, Maqedonia gjendet në vendin e 123.

Kjo paraqet rënie prej gjashtë vendeve për dallim nga raporti i vitit të kaluar. Nga rajoni Maqedonia, Mali i ZI dhe Turqia gjenden në kategorinë e vendeve që janë në “gjendje të vështirë”. 

Nga fqinjët Serbia gjendet në vendin e 54, Kosova në vendin e 80, Shqipëria në 85, Greqia 99 dhe Bullgaria në vendin e 100.

Në pjesën për Maqedoninë thuhet se edhe pse vendi është angazhuar me reforma që duhen për anëtarësimin e venit në BE “fasada e demokracisë gjatë viteve të kaluara nuk mund ti fshehë shkeljet e shumta të lirisë së shprehjes dhe informimit”.

 Reporter pa kufij kanë theksuar edhe rastin me gazetarin Tomisllav Kezharovski i cili është bërë simbol i këtyre shkeljeve dhe se ishte dënuar me katër vjet burg.

Në raport gjithashtu shkruhet edhe për rastin me gazetarin Zoran Bozhinovski.

Zoran Bozhinovski, u arrestua në Serbi me urdhër të Interpolit për spiunim. 

I njohur si “Xhulian Asanzhi i Maqedonisë”, Bozhinovski është autor i një numri të madh të storjeve hulumtuese për Sasho Mijalkov, drejtori i shërbimit sekret maqedonas dhe i afërm me kryeministrin Nikolla Gruevski”, shkruan në raportin e Reporterë pa kufi.

Vendin e parë në këtë listë e mbajnë Finlanda, Holanda dhe Norvegjia ndërsa të fundit Turkmenistani, Koreja e Veriut dhe Eritreja.

Lajme të ngjashme

Back to top button