BDI (nuk) din se çfarë don

Tatjana Popovska, editorial  -“Vallë a e din BDI se çfarë dëshiron”, Utrinski Vesnik
Ndoshta agjenda e Ahmetit dhe BDI-së do të kishte rëndësi më të madhe politike nëse në periudhën e kaluar tregonte  konsistencë më të madhe në veprimin dhe mendimin politik, sepse paralajmërimi për bojkot të zgjedhjeve presidenciale pasoi pas disa paralajmërimeve tjera të BDI-së.

Erol Rizaov, kolumnë – “ Orë nga historia në Lomonosov”, Utrinski Vesnik
Kur presidenti Ivanov është përgatitur për ligjëratë në Lomonosov për lidhjet historike, shpirtërore dhe kulturore mes Rusisë dhe Maqedonisë, shihet se ka pasur problem serioz dhe siklet të madh. Si ta ruajë “vjeruju” të tij dhe opsesionin se Maqedonasit janë me prejardhje antike, e gjatë kësaj të mos i ofendojë nikoqirët të cilët Maqedoninë e konsiderojnë si vendin e Sllovenëve të Jugut dhe djepin e sllovenizmit.

Vele Mitanoski, kolumnë – “ President i tërhequr nga kapela”, Utrinski Vesnik
Kur shefi i shtetit është më pak i rëndësishëm se sa bujkrobi i një komune, po le të jetë edhe Qendra, atëherë nuk është për tu habitur që të dytin do ta kërkoni  me konkurs!

Lepa Gjorgjievska, komentar – “ Kontradiktore nga Rilkoski”, Dnevnik
Zgjedhjet janë në Prill. Edhe çështjet eventuale nuk janë të ekskluduara. KSHZ duhet me seriozitet ti ngrohë motorët dhe e ka obligim të sjell drejtim fer zgjedhor.

Branko Gjorgjevski, kolumnë – “ Ana e mirë e zjarrit në Treskavec”, Dnevnik
Tragjedia e vitit të kaluar në këtë shenjtore të Prilepit na zbuloi se sa për atë nuk është kujdesur dhe sa është lënë mënjanë një murg.

Agim Jonuz, kolumnë – “ Kur arusha luan”, Dnevnik
Akoma kemi politikanë në skenë të cilët me profesion janë Maqedonas, Shqiptarë, Serb, Romë, Turk…Akoma ke mi politikanë ( nga të dyja anët) të cilët së pari pyesin a ke flamur në shtëpi, e më vonë nëse u kujtohet do të pyesin a ke djathë në frigorifer.

Radovan Ragjenoviq, kolumnë – “ Mjeshtri maqedonas  dhe Soçi”, Utrinski Vesnik
Në ndërtimin e Soçit olimpik kanë punuar 100.000 ndërtimtarë. Ku është mjeshtri ynë? Muzikë, mjellma në arkitekturën e Soç-it. Nuk ka as zog nga Maqedonia. Mos qaj mjeshtër i zoti, nëse je diku. Lotët do të ti fshijë Vëllai i madh.

Mitko Jovanov, kolumnë –“ Pushteti nuk fiton por brutalisht e falsifikon gatishmërinë e qytetarëve”, Sloboden Peçat
Ka ardhur koha që Ahmeti të largohet nga skena politike, e njëjta është e nevojshme edhe në PDSH, që të vijnë gjenerata të reja të politikanëve në krye të partive shqiptare të cilët do të jenë të çliruar nda djajtë e RSFJ-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button