Këshilli për Etikë në Media sërish dënon praktikën gazetareske të “Zhurnal”-it (Dokument)

Me tekstin “Gazetarët jeshil që kanë “cuculla” në goj, së pari të recenzojnë “PortAlb”-in, mandej mediat tjera!”, redaksia e “www.zhurnal.mk“, i ka shkelur 3 nene të Kodeksit të Gazetarëve të Maqedonisë, edhe atë nenin 13, 15 dhe 16. Ky është vendimi i marrë dhe i publikuar nga Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë, i cili ka për qëllim të evidentojë raportimin jo-profesional të mediave në vend.

Ky vendim vërteton dhe tregon nevojën për respektimin e standardeve profesionale që të mos punohet me tendenca nga gazetarët dhe mediat në përgjithësi. Ankesa është bërë nga kryeredaktorja e Portalbit, ndërkaq përbërja prej pesë anëtarëve të Komisionit të Ankesave që vendosë për shkeljet e gazetarëve, të njëjtën e ka pranuar si të bazuar.

Ashtu sikur të gjithë, edhe gazetarët mund të gabojnë, por duhet të kenë virtytin e kërkim – faljes, ndërkaq këtë mund ta bëjnë vetëm mediat që vërtetë kanë për qëllim gazetarinë dhe jo shantazhet ose fyerjet.

Në vijim mund ta lexoni tërë këtë vendim që “Zhurnal” në frymën e gazetarisë së mirë duhet ta botojë dhe me këtë të dëshmojë që pretendon të jetë medium profesional. KLIKO PËR TA LEXUAR TEKSTIN NË PDF.

V E N D I M 

I Komisionit për ankesa pranë Këshillit për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM), pas ankesës së Elida Zulbearit, për tekstin me titull “Gazetarët jeshilë, të cilët mbajnë “biberonë” në gojë, së pari ta recensojnë Portalb-in, e pastaj mediat tjera!, i publikuar më 16.05.2016, në ora 13 e 53 minuta, në internet portalin Zhurnal (www.zhurnal.mk) 

 A N K E S A  ËSHTË E JUSTIFIKUAR

Është shkelur Kodi i gazetarëve të Maqedonisë edhe atë Neni 13, 15 dhe 16.

Neni 13.

“Gazetari duhet të bëjë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit.

Neni 15.

Gazetari duhet ta kultivojë gjuhën e mirëkuptimit dhe të etikës.

Komunikimi i pashembullt me opinionin është i papranueshëm për profesionin e gazetarit.

Neni 16.

Gazetari do të ruaj reputacionin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do të nxisë solidaritetin e ndërsjellë dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdor median e tij për të qëruar hesaspet me individë, duke inkuadruar edhe kolegët e tij..

A R S Y E T I M I

Më 16.05.2016 Elida Zulbeari dorëzoi ankesën e saj deri te Zyra Ekzekutive e Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë lidhur me tekstin me titull “Gazetarët jeshilë, të cilët mbajnë “biberonë” në  gojë, së pari ta recensojnë “Portalb-in” e pastaj mediat tjera!”, i publikuar më 16.05.2016, në ora 13 e 53 minuta, në internet portalin Zhurnal (www.zhurnal.mk).

Në këtë ankesë theksohet se në tekst vërehen elemente të gjuhës së urrejtjes, dhe se është shkelur privatësia, nuk është përfaqësuar pala e dytë dhe është bërë shpifje dhe nënçmim.

Zyra ekzekutive e KEMM-it, në përputhshmëri me Nenin 12 të Rregullores së Komisionit për ankesa, pas pranimit dhe shqyrtimit të ankesës, kontaktoi me portalin Zhurnal dhe kërkoi nga redaktuesit të prononcohen lidhur me pretendimet në ankesë. Portali në fjalë nuk dorëzoi përgjigje ndaj akuzave të ankuesit.

Komisioni për ankesa konstatoi se ankesa lidhur me përmbajjtjen është e JUSTIFIKUAR.

***

Në mbledhjen që u mbajt më 23.06.2016, Komisioni për ankesa shqyrtoi pohimet e ankuesit Elida Zylbeari dhe inspsektoi tekstin në fjalë.

***

Komisioni për ankesa konstatoi se në tekstin kontestues me titull “Gazetarët e gjelbër të cilët mbajnë “biberonë” në gojë, së pari ta recensojnë “Portalb-in” e pastaj mediat tjera!”, i publikuar më 16.05.2016, në 13 e 53 minuta në internet portalin Zhurnal, është shkelur Neni 13, sipas të cilit gazetarët kanë të drejtë të mendimit, të qëndrimit të tyre, dhe gjykimit të vlerave por nuk guxojnë që mendimet e tyre t’i kamuflojnë si fakte. Patjetër duhet të ekzistojë dallim i qartë ndërmjet fakteve dhe informacioneve, komenteve dhe hamendjeve apo qëndrimit të autorit, me qëllim që të evitohet dezinformimi dhe manipulimi me publikun.

Komisioni konstatoi se është shkelur Neni 15 nga Kodi, sipas të cilit gazetari duhet të kultivojë gjuhën e mirëkuptimit dhe të etikës. Komunikimi i pashembullt me opinionin është i papranueshëm për profesionin e gazetarit.

Komisioni konstatoi se është shkelur Neni 16, sipas të cilit gazetari Gazetari do të ruaj reputacionin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do të nxisë solidaritetin e ndërsjellë dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdor median e tij për të qëruar hesaspet me individë, duke përfshirë edhe kolegët e tij.

Në përputhshmëri me këtë, Komisioni vendosi si në dispozitiv.

Në punën e Komisionit për ankesa morrën pjesë anëtarët Mirçce Adamçevski, Teofill Bllazhevski, Goce Gerasimovski, Filip Gjurçinovski dhe Bekim Ajdini.

Në bazë të Nenit 18 të Rregullores për punë të Komisionit për ankesa, obligohet internet portali Zhurnal (www.zhurnal.mk), ta publikojë vendimin e Komisionit për ankesa.

Me respekt,

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë

Kryetar i Komisionit për ankesa

Mirçe Adamçevski

Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që, organi për vetë-rregullimin e mediave nëpërmjet zbatimit të sanksioneve morale kundrejt atyre që nuk i respektojnë standardet profesionale dhe Kodeksin e Gazetarëve (KEMM), e dënon praktikën gazetareske të “Zhurnal“-it.

Në një tekst të publikuar vitin e kaluar, me titull Disa media “shqiptare” me pronarë maqedonas”, “Zhurnal” i ka shkelur madje 5 nene të Kodit të Gazetarëve të Maqedonisë, edhe atë nenet 1, 10, 11, 13 dhe 16, sipas vendimit që e mori dhe publikoi Këshilli për Etikë në media të Maqedonisë.

LEXO:

Këshilli për Etikë në Media dënon praktikën gazetareske të “Zhurnal”-it (Dokument)

Shpifjet janë të patolerueshme në gazetari

Për reagimet e tërbuara të Zhurnalit

Reagim: Profesionalizmi dhe dinjiteti i gazetarisë mbi të gjitha!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button