ZGJOHU reagon ndaj akuzave të Bekim Fazliut

Lëvizja ZGJOHU! përmes një kumtese ka reaguar lidhur me akuzat e bëra dje në drejtim të saj nga deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare, Bekim Fazliu.

“ZGJOHU! shpreh keqardhje të thellë për vrerin e artikuluar të deputetit Bekim Fazliu nga foltorja e Kuvendit kundër organizatës më të madhe të shqiptarëve në Maqedoni që nga viti 2006.

Pikërisht kjo filozofi e eksponentëve të PDSH ju sjell atyre humbje të njëpasnjëshme, sepse qytetarët nuk pranojnë sjellje të tillë infantile dhe përfaqësim nga njërez mediokër.

Urojmë që një person i rastisur në politik me kufizime serioze intelektuale si Bekim Fazliu të tejkalojë sa më parë traumat e shkaktuara nga Valon Bela dhe të qartësojë mendimet e veta.

ZGJOHU! konsideron që asnjë parti politike nuk guxon të pretendojë mbi të drejtën që të flas në emër të të gjithë qytetarëve dhe ta monopolizon të vërtetën duke bërë përpjekje për ta shuar shoqërinë apartiake civile që në fakt ngërthen ajkën e popullit e cila nuk ndjehet e përfaqësuar nga këto parti.

ZGJOHU! ishte e para që doli para përmendorës së Car Dushanit për ta denoncuar atë dhe nxiti të gjitha reagimet e mëpastajme. ZGJOHU! ka bërë shumë me tepër se ju, andaj ju sygjerojmë që t’la lëni vendin tuaj ZGJOHU-t sepse edhe ashtu kot që ekzistoni.

ZGJOHU! sot ka udhëheqje të re dhe nuk ka asgjë të përbashkët as me BDI, as me PDSH, as me RDK.

ZGJOHU! synon që të paraqet zërin e qytetarëve të shumtë shqiptar që nuk ndjehen të përfaqësuar nga mediokriteti intelektual që ka kapluar të gjitha partitë politike shqiptare dhe po ngulfat shoqërinë tonë”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes ZGJOHU!.

Lajme të ngjashme

Back to top button