Prej 1 hektari tokë fitohet sa rroga mesatare

Pjesa dërmuese e ekonomive bujqësore, apo 58 për qind e tyre, për një hektar të tokës punuese fitojnë deri në 2000 euro në vit, që është përafërsisht e barabartë me pagën minimale të vlefshme 1980 euro në vit. Kjo me fjalë të tjera nënkupton produktivitet mjaft të ulët të pjesës dërmuese të bujqve, duke marrë parasysh edhe koston e lartë të prodhimtarisë bujqësore, shkruan gazeta “KOHA”.

Pjesa më e madhe e ekonomive bujqësore në Maqedoni karakterizohen me të ardhura të vogla në vjetore, që i afrohen pagës minimale për gjatë 12 muajve kalendarik. Sipas të dhënave statistikore, pjesa dërmuese e ekonomive bujqësore, apo 58 për qind e tyre, për një hektar të tokës punuese fitojnë deri në 2000 euro në vit, që është përafërsisht e barabartë me pagën minimale të vlefshme 1980 euro në vit.

Kjo me fjalë të tjera nënkupton produktivitet mjaft të ulët të pjesës dërmuese të fermerëve duke marrë parasysh edhe koston e lartë të prodhimtarisë bujqësore, luhatjen e çmimeve grumbulluese, problemeve me plasmanin, vonesat e pagesave e kështu me radhë.

Problemet e fitimit të ulët shpjegohen me faktin se afër 60 për qind e ekonomive bujqësore punojnë deri në një hektar tokë bujqësore, ndërsa 20 për qind të tjera punojnë ndërmjet një dhe dy hektarë. Agronomë thonë se prodhimtaria e vogël bujqësore shkakton probleme të mëdha në raport me pamundësinë e zbatimit të zgjidhjeve të reja teknologjike, praktikës së mirë bujqësore dhe bujqësisë së qëndrueshme ekologjike. Andaj, ata kërkojnë që një pjesë e masave për zhvillim rural të orientohen në tejkalimin e problemeve të ekonomive të vogla bujqësore, ristrukturimin e tyre dhe kalimin në njësi moderne dhe konkurruese të prodhimtarisë bujqësore.

Njohësit e bujqësisë nga ana tjetër, vlerësojnë se bujqësia aktualisht më shumë shikohet si mundësi e mbijetesës në vend se të shihet si mundësi investimi dhe biznesi nga ana e fermerëve në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button