TM: Qeveria gënjen për sukseset ekonomike

Transparencë Maqedoni është shprehur se qeveria që në fillim të vitit po zbaton skenarin agresiv sipas të cilit çdo zyrtar qeveritar, institucione shtetërore dhe mediumet proqeveritare duhet ti përmbahen tezës se:

-Maqedonia është ndër shtete me rritje më të mirë ekonomike në Evropë,

-Maqedonia është parajsë investuese me investime të shumta,

-Maqedonia është vend me shumë pak borxhe,

-Në Maqedoni papunësia në mënyrë drastike shënon rënie si rezultat i politikave qeveritare.

Sipas TM thelbi i kësaj teze nuk korrespondon me realitetin dhe ky skenar paraqet fryrje të një balloni spekulativ i cili në fund nuk ka mundësi që të mos pëlcet. Si është gjendja reale në këto sfera.

“Kur bëhet fjalë për rritjen ekonomike, qytetarët janë të ekspozuar ndaj manipulimit të udhëhequr nga Kryeministri Nikolla Gruevski, Ministri i Financave Zoran Stavreski dhe Entit shtetëror për statistikë “, thonë nga TM.

Sipas TM-s manipulimi është i dukshëm edhe kur bëhet fjalë për borxhin publik të shtetit. 
“Për dështimin në tërheqjen e investimeve të huaja në Maqedoni në 8 vitet e fundit nuk ka nevojë për ndonjë elaborat plotësues, shteti është në vendin e fundit në Evropë me performancat në këtë fushë”, thonë nga TM.

“Janë të ngjashme manipulimet që shpesh i forcojnë Gruevski dhe Stavrevski, se papunësia është zvogëluar nga 38 përqind në 2006 në 28 përqind sot dhe gjithë kjo si rezultat i masave qeveritare dhe politike! Siç konstatoi TM  në raportet e fundit nga të dhënat e Agjencisë për punësim, mund të konstatohet se papunësia në Maqedoni është zvogëluar si rezultat i largimit administrative të personave nga evidenca e të papunëve dhe punësimeve joproduktive në administratën publike”, shtojnë më tej nga TM.

Lajme të ngjashme

Back to top button