fbpx

Thaçi e Daçiq sot për gjyqësinë e Asociacionin e Komunave

Në Bruksel sot mbahet edhe një rund i ri në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë, në kuadër të Marrëveshjes për Normalizim të arritur më 19 prill të vitit të kaluar.

Takimi i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe i atij të Serbisë, Ivica Daçiqi, mbahet me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Të dy kryeministrat të hënën morën pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën u diskutua raporti tremujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, për Kosovën.

Në rundin e sotëm të dialogut Kosovë – Serbi, pritet të diskutohet për çështjen e sistemit gjyqësor dhe eventualisht për formimin e Asociacionit të komunave serbe të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button