RDK do ti bojkotoj zgjedhjet presidenciale, përgatitet për ato parlamentare

RDK, me në krye Rufi Osmanin në mbledhjen e sajë miratoi vendim për fillimin e procesit për nominimin e kandidatëve potencial për deputet në pragun e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Nga RDK deklaruan se ato si subjekt politik nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale me ndonjë kandidat.

“Në një situatë kur BDI dhe PDSH bëjnë gara se kush do përkrah VMRO në iden e sajë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, RDK e vetëdijshme se edhe këto zgjedhje do jenë vetëm zgjedhje por pa zgjidhje të problemeve strategjike të vendit vendosi që të jetë pjesë e këtij procesi të pabarabartë zgjedhor në funksion të rikonfirmimit të ofertës së vetme kombëtare në taborin politikë shqiptarë. Kryesia Qendrore e RDK-së vendosi të mbajë qëndrim mohues ndajë zgjedhjeve presidenciale duke mos qenë pjesë e këtij procesi në asnjë drejtim”, thuhet në njoftimin e RDK-së. 

Sa ju përket zgjedhjeve parlamentare RDK konstatoi se në vend nuk ekzistojnë kushtet e nevojshme për konkurrim të barabartë përkundër ndryshimit të kodit zgjedhor, pasi që pa pastrimin e listave zgjedhore dhe pa pjesëmarrës të anëtarëve të opozitës në komisione zgjedhore nuk janë plotësuar kushtet demokratike për proces fer zgjedhor.

“RDK i ngel besnik qëndrimit të saj të mëhershëm se vetëm një qeveri teknike gjithëpërfshirëse mund të organizon zgjedhje të lira dhe demokratike dhe mund të zgjidh nyjën gordiane për debllokimin e procesit të integrimit euro-atlantik të vendit”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Back to top button