Fillon riregjsitrimi i personave të papunë

Të gjithë personat e papunësuar dhe personat me të ardhura të ulëta prej sot duhet të riregjistrohen në njësitet rajonale të Fondit për Sigurim Shëndetësor që të mund t’i shfrytëzojnë shërbimet shëndetësore.

Pritet që deri në fund të afatit përfundimtar, 31 mars, të riregjsitrohen 243.000 persona të siguruar. Bëhet fjalë për persona, të cilët vitin e kaluar kanë marrë sigurim shëndetësor në ngarkesë së Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vete dhe familjet e tyre në bazë të të ardhurave të tyre të ulëta dhe për persona, të cilët për herë të parë do të sigurohen në këtë bazë.

Personat nga kjo kategori duhet të parashtrojnë kërkesë dhe deklaratë për të ardhurat e realizuara gjatë vitit 2013. Kërkesat mund t’i parashtrojnë në njësitet rajonale të Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë dhe në sportelet e shpërndara të sistemuara në poliklinikat e Shtëpisë shëndetësore në Gjorçe Petrov, Draçevë, Çair, Çento dhe në Shuto Orizare. 

Për rajonin e Tetovës, si i dyti sipas madhësisë pas atij të Shkupit, njësiti rajonal do të ketë orar të vazhduar të punës deri në orën 18. Riregjistrimi, siç theksojnë nga Fondi, do të vazhdojë edhe pas 31 marsit, por në këtë rast personat do të kenë ndërprerje në sigurimin shëndetësor, respektivisht nga prilli deri në momentin e regjistrimit të tyre ose riregjistrimit në Fond.

Lajme të ngjashme

Back to top button