Gjyshja feston 100-vjetorin, ja surpriza e kryebashkiakut të Tiranës

Hiqmete Këlliçi sot mbush plot 100 vite. Në këtë përvjetor të rrallë e të veçantë, gjyshja më e vjetër e Tiranës ka pranuar një surprizë nga kryebashkiaku Erjon Veliaj. Në shoqëri të deputetit Ervin Bushati, Veliaj ka surprizuar gjyshen, të cilën e ka quajtur “memoria e gjallë e qytetit” me një buqetë lulesh dhe një tortë mbi të cilën shkruhej “1 shekull me urime”, shkruan RevistaClass.

“Gezuar! Me Ninin per nje surprize te vogel te Hiqmete Kellici, 100 vjecarja e Tiranes, memoria e gjalle e qytetit! Flm znj. Kellici per kontributin fisnik! Nje kujtese e bukur se Tirana e mire, e dashur e bujare eshte mes nesh!”, ka shkruar Veliaj.

Nga fotot duket se gjyshja gëzon shëndet të plotë dhe se është mjaft energjike. Madje ajo nuk i ka thënë “jo” as gotës me shampanjë që është hapur gjatë festës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button