Sallatë dietike me patate vetëm për 5 minuta

Sallata me patate është shumë e mirë për disa arsye. Është shumë e shijshme, freskuese dhe shumë e thjeshtë për t’u përgatitur. Por ka një problem të vogël. Të shëndosh.

Por tashmë ju mund të përgatisni versionin e saj light, pa majonezë dhe kalori të shumta, shkruan RevistaClass.

Përbërësit:

5 patate
1 kos
2 lugë vaj ulliri
2 qepë të vogla të grira
2 lugë kopër
Kripë-piper

Përgatitja:

Lajini mirë patatet dhe prijini në copa të mëdha. Më pas vendosini në një tenxhere bashkë me kripën dhe ziejini për rreth gjysmë ore. Në një enë përzieni mirë kosin, vajin, koprin, kripën dhe piperin. Pasi të kenë zier patatet, vendosini në një enë dhe shtoni sipër salcën e përgatitur, duke shtuar edhe qepën e grirë.

Gati për t’u ngrënë, pa asnjë merak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button