Takime informative rajonale të korpusit amerikan të paqes

Korpusi i Paqes i SHBA-së nga data 4 shkurt deri më 7 shkurt  të vitit 2014, do të organizojë takime informative rajonale në disa qytete të Maqedonisë. 

Nga korpusi ftojnë të gjitha familjet, organizatat dhe institucionet që janë të interesuara për të marrë vullnetarë, të jenë pjesëmarrës në këto takime dhe të njoftohen me historinë e Korpusit të Paqes, si dhe me aktivitetet e tanishme të vullnetarëve në Maqedoni. 

Gjatë takimeve, vullnetarët e Korpusit të Paqes do t’i njoftojnë të pranishmit me aktivitetet e tyre, misionin dhe përvojat që ata i sjellin dhe i shkëmbejnë me njerëzit që punojnë dhe jetojnë.
Takimet informative do të mbahen në Gostivar dhe Koçanë më datë 4 shkurt, në Bogdancë dhe Kërçovë më 5 shkurt, në Kavadar dhe Ohër më 6 shkurt, si dhe në Radovish dhe Prilep më datë 7 shkurt. Stafi i Korpusit të Paqes në Maqedoni dhe vullnetarët do të flasin për punën e tyre si pjesë e familjes globale të Korpusit të Paqes nga ShBA-të.

Korpusi i Paqes në Maqedoni e pret grupin e ri të vullnetarëve në shtator të këtij viti, të cilët dy vitet e ardhshme do të jetojnë dhe punojnë nëpër shkolla, organizata joqeveritare dhe komuna në tërë Maqedoninë. Të gjithë ata që janë të interesuar të aplikojnë për vullnetarë, këtë mund ta bëjnë gjatë takimeve rajonale apo të vizitojnë ëeb-faqen e Korpusit të Paqes në Maqedoni http://macedonia.peacecorps.gov për ta shkarkuar formularin për aplikim.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button