Maqedoni, edhe sonte pa marrëveshje politike, Bejli: në tavolinë ka ide të re

Në Rezidencën e Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni, në prani të ambasadorit Xhes Bejli mbaruan bisedimet me partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, njofton Portalb.

Pas takimit ambasadori amerikan Xhes Bejli tha se në tavolinë ka tanimë një ide të re dhe shumë interesante, por nuk zbuloi më shumë detaje as për rrjedhën e bisedimeve. I pyetur nëse mund të arrihet marrëveshje brenda javës, ambasadori Bejli tha vetëm se shpreson.

Në takim morën pjesë Artan Grupi i BDI­-së, Imer Aliu i PDSH-­së, Nikolla Todorov i VMRO-­DPMNEsë dhe Radmilla Shekerinska e LSDM­-së.

Brenda javës pritet që partitë të merren vesh për formimin e qeverisë kalimtare e cila do t’i organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Partitë gjatë fundjavës janë konsultuar për çështjen e vetme të ngelur në bisedime, gjegjësisht kompetencat e ministrit të Punëve të Brendshme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button