Organizatat joqeveritare kërkojnë të përfshihen në bisedime

Përfaqësuesit e sektorit civil para rezidencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shkup gjatë kohës sa po mbahen negociatat e partive politike edhe një herë kërkuan përfshirjen e tyre në këto negociata.

Aktivistja e sektorit civil Mirjana Najçevska tha se secila marrëveshje eventuale që do të arrihet nga partitë politike do të jetë refuzohet nëse ajo është e dëmshme për qytetarët duke paralajmëruar kështu protesta më radikale, por siç tha, pa dhunë.

“Ajo që ne kërkojmë është që të marrim pjesë në atë që do të quhet rezultat nga këto negociata. Të mos harrojnë partitë politike se edhe ne duhet të jemi pjesë e procesit të vendimmarrjes. Nëse diçka është rënë dakord dhe e njëjta duk do të na pëlqejë ne do të dalim në rrugë dhe secila qeveri e ardhshme do të punojë kundër interesave dhe nevojave tona, qytetarët përsëri do të dalin në rrugë, por më të radikalizuar”, tha Najçevska.

Sektori civil nënvizon se ata dëshirojnë të japin alternativat e tyre për zgjidhjen e krizës politike, sepse siç thonë, politika nuk u takon vetëm partive por edhe qytetarëve. Para rezidencës së SHBA-ve, lëvizja e ashtuquajtur “Revolucioni i Larmë” shkroi me ngjyrë sloganin “Qytetarët do ta zgjidhin krizën”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button