Prokuroria ka ngritur aktakuzë për spiunazh për gazetarin Zoran Bozhinovski

Prokuria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas zbatimit të procedurës hetimore, sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1, ka ngritur aktakuzë kundër gazetarit dhe pronarit të portalit “Burevesknik”, Zoran Bozhinovski, njofton Portalb.

Bozhinovski, ashtu siç njoftojnë nga Prokuroria, ngarkohet për shoqërim kriminaliteti, spiunazh dhe kërcënim.

Prokuroria, gjithashtu ka kërkuar që Gjykata t’i shqiptojë masë paraburgimi Bozhinovskit.

Përndryshe, Zoran Bozhinovski, është arrestuar më 21 prill në Novi Sad nga autoritetet serbe, ndërkaq një ditë pas është ekstraduar në Maqedoni.

Arrestimi i Bozhinovskit është kryer me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë, ndërkaq në bazë të fletarrestimit ndërkombëtar është ngritur kundër tij në vitin 2013, si i dyshuar në rastin “Spiuni”.

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë ka shprehur dëshprimin dhe shqetësim lidhur me vendimin e autoriteteve serbe për ekstradimin në Maqedoni të gazetarit Zoran Bozhinovski.

SHGM ka siguruar mbrojtje juridike për kolegun Bozhinovski dhe ka kërkuar nga Zyra e Avokatit të popullit, Ixhet Mehmeti, ta vizitojë në burg gazetarin.” thuhet në kumtesën e SHGM.

Federata ndërkombëtare e gazetarëve, në Kongresin e 29-të, që u mbajtë nga data 7-10 qershor në qytetin Angers në Francë, ka miratuar një rezolutë urgjente, me të cilën dënojnë pushtetin në Maqedoni për arrestimin e gazetarit Zoran Bozhinovski, njoftojnë nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, transmeton Portalb.

FNG arrestimin e Bozhinovskit e cilësojnë si praktikë jo demokratike.

KNG ka shprehur gatishmëri për t’i përkrahur përpjekjet e SHGM-së për mbrojtjen e lirisë së mediave dhe të drejtave të gazetarëve./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button