ZGJOHU! dënon ashpër paraqitjen e fundit të Llatasit

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! ka dënuar ashpër paraqitjen e fundit të gazetarit të Televizionit Sitel Dragan Pavlloviç – Llatas.

“Në vigjilje të zgjedhjeve të paralajmëruara parlamentare dhe ato presidenciale, kryeredaktori i një media me liçencë nacionale thërret për mobilizim të votuesve maqedonas që ta votojnë partinë qeverisëse VMRO DPMNE. Me një gjuhë të pashembullt përplot me urrejtje etnike, Llatas fton votuesit që të votojnë për VMRO dhe në këtë mënyrë ta pamundësojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe si dhe arritjen e kompromisit për emrin që do të pengojë integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

A thua do ta parandalon ashtu siç e ndaloi amnestinë për të gjithë ushtarët e UÇKsë? Ose siç e ndaloi valëvitjen e flamurit shqiptar, ose përkuljen e ushtarëve të ARM para UÇKsë, ose emërimit të një ish komandanti të UÇK për Ministër të Mbrojtjes?

Këshilli për Radiodifuzion duhet që urgjentisht ta dënoj këtë pseudo-gazetar që abuzon me median kombëtare për të promovuar një parti politike si dhe për të nxitur urrejte ndëretnike dhe t’ia ndalon punën gazetareske.

Presim që të gjitha partitë politike të dënojnë këtë shpërthim të urrejtjes dhe të lobimit të papranueshëm në edicion lajmesh pro një partie politike, kundër shqiptarëve, kundër kompromisit për emrin që sjell integrimin në NATO dhe BE.
Reagimi i parë duhet të vijë nga vet VMRO DPMNE dhe ashtu siç u largua nga ekrani televiziv gazetarja milionere Ivona Talevska, ashtu duhet të largohet edhe pseudogazetari Llatas”, thuhet në reagimin e Zgjohut.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button