Futbollistët e Prishtinës, namazli të rregullt

A e dini se futbollistët e Prishtinës po i mbajnë dy fronte? Krahas përgatitjeve intensive për sezonin pranveror – gjatë të cilit e synojnë titullin e kampionit – bardhekaltrit po e mbajnë edhe një front tjetër. Ata me sukses po i kryejnë edhe obligimet që ua përcakton feja e tyre, islami. Në fakt, shumë futbollistë të kampionit aktual agjërojnë në çdo muaj të Ramazanit, e po ashtu e falin edhe namazin.

Por, janë pesë prishtinas, besimtarë aq të devotshëm, saqë nuk e lënë asnjë kohë të namazit pa u falur, çoftë në xhami, shtëpi, stadium apo kudo që ndodhen. Fjala është për vëllezërit Azem e Berat Ahmeti, Akil Makolli, Agron Gashi e Gentrit Begolli. Që të pestit këta, falen në të pesë kohët e namazit, pavarësisht angazhimeve që i kanë në skuadër.

Por, Gentrit Begolli thotë se praktikimi në përpikëri i islamit, asnjëherë nuk e pengon rreth kryerjes së obligimeve ndaj skuadrës. “Tani bëhen një vit që kam filluar të fali namaz. Gjithnjë gjej kohë për ta kryer obligimin fetar dhe kjo nuk më pengon aspak në punën time në Prishtinë, bile kjo nuk vjen as në konsideratë”, thotë Begolli për Arenën.

Lajme të ngjashme

Back to top button