Fillon rikonstruimi i Poliklinikës Bukuresht në Shkup

Rikonstruksioni themelor i Poliklinikës Bukuresht në Shkup fillon sot në kuadër të investimeve qeveritare në shëndetësi për ndërtim dhe rinovim të institucioneve shëndetësore në vend. Në rikonstruksionin e Poliklinikës do të investohen 24 milionë denarë.

Bëhet fjalë për rikonstruksion të parë themelor në këtë institucion shëndetësor, i cili në korrik do të shënojë 50 vjetorin e ekzistimit. Para dy-tre vjetëve në Poliklinikë janë ndërruar dritaret dhe është intervenuar në toalete.

Poliklinika Bukuresht, e cila funksionon në kuadër të IPSH Shtëpia shëndetësore Shkup, paraqet përmbledhje të numrit më të madh të shërbimeve speciale dhe disponon me ambulanca të specializuara nga të gjitha sferat: mjekësi interne, ortopedi, pavijon për dermatovenerologji, neuropsikiatri, pavijoni për mjekësi fizikale dhe rehabilitim, oftalmologji, otorinolaringologji dhe laborator komplet biokimik.

Lajme të ngjashme

Back to top button