Garet: Marrëveshja e Përzhinës shpëtim per Maqedoninë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Charls Garet, duke folur per krizën politike në Maqedoni, ka porositur partitë politikë nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos që të sillen si parti politike që mbajnë përgjegësi para qytetarëve të Maqedonisë.

Ai bënë të ditur se marrëveshja e Përzhinos është shumë e rëndësishme për zhvillimin e Maqedonisë, prandaj sipas tij kjo marrëveshje, edhe për kundër vështirësive, ende është e gjallë dhe valide.

Garet, ka komentuar dështimin e marrjes së kredisë nga Maqedonia në vlerë prej 650 milionave eurove, duke bërë të ditur se arsyeja kryesore e këtij dështimi është mos transparenca e qeverisë aktuale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button