Rroga minimale: Kush fiton dhe kush humb?

Prej muajit të ardhshëm sektori privat duhet të llogarisë dhe të paguajë rrogë minimale 8.800 denarë. Pas vendimit, të cilin, sindikalistët, një pjesë e punëdhënësve dhe qeveria e shpallën si historike, kompanitë filluan me llogaritjet për atë se për sa dhe si do t’u rriten harxhimet. Me këtë vendim më të goditura janë firmat më të vogla, me numër të punësuarish deri në 10 vetë.

Rroga e rritur minimale do ta rrisë mesataren në bazë të së cilës do të paguhen të dhënat ndaj shtetit. Kështu, një pjesë e afaristlve konsiderojnë se harxhimet pa dyshim do të rriten, ndërsa buxheti do të mbushet me të ardhura të reja nga të dhënat e firmave. Kush dhe sa do të fitojë ose do të humbë me vlerën e re të rrogës minimale?

Për punëtorët e tekstilit –  100 denarë më tepër, për firmat – harxhime të reja!

Llogaritjet në sektorin privat filluan – prej muajit mars duhet të paguhet rrogë minimale prej 8.800 denarësh. Me këtë vendim do të përfshihen 65.000 punëtorë. Rroga minimale në industrinë e tekstitlit prej muajit mars të këtij viti duhe të jetë 7.500 denarë. Edhe pse një pjesë e punëdhënësve dhanë përkrahje për këtë zgjidhje, një pjesë e afaristëve thonë se rroga e rritur minimale paraqet hyrje në harxhime të reja plotësuese për ekonominë, për të cilat ata dyshojnë se do të mund t’u bëjnë ballë.

“Është fakt se rroga e tanishme minimale është nën çdo nivel të jetës. Por mendoj se nuk duhet që rroga minimale të rritet në mënyrë artificiale, por duhet të krijohet një bazë e shëndoshë për rritjen e rrogave. Në industrinë e tekstilit, ato prej këtij viti duhet të jenë më të larta për njëqind denarë, ose rroga minimaëe nuk guxon të jetë më e vogël se 7.500 denarë. Këto llogaritje gjithsesi se do të shkaktojnë zhvendosje. Kjo do të thotë se me rritjen e rrogës minimale në nivel të vendit rritet mesatarja në bazë të së cilës llogariten edhe të dhënat ndaj shtetit, që nga ana tjetër rezulton me harxhime plotësuese për firmat dhe më tepër të hyra për buxhetin” – thotë pë “Portalb”-in, Marijana Perkovska nga Klasteri i tekstilit.  

Në industrinë e tekstilit, e cila merr pjesë në krijimin e 15% të Prodhimit të brendshëm burto (PBB), rroga minimale do të rritet deri në vitin 2018 kur duhet ta arrijë vlerën prej 10.080 denarësh. Sipas llogaritjeve, për rrogë prej 7.500 denarësh në industrinë e tekstilit tani punëdhënësi në bazë të të gjitha të dhënave për kontribute do të paguajë 4.156 denarë. Për rrogën e tanishme minimale prej 8.050 denarësh, të dhënat kapin vlerën  4.217 denarë. Problemi, sipas biznesmenëve do të jetë në rritjen e mesatares në bazë të të cilës llogariten kontributet, kështu që llogaritjet tregojnë se për mesataren prej 8.500 denarësh, të dhënat do të rriten për diku rreth 3 euro për të punësuar.

“Sipas disa llogaritjeve që i bëmë, më të prekur nga vendimi për rritjen e rrogës minimale do të jenë mikro-kompanitë me numër të punësuarish prej 1 deri në 10 veta. Rroga e rritur minimale do ta rrisë bazën për llogaritjen e të dhënave ndaj shtetit, e me këtë pa dyshim do të rriten edhe harxhimet. Nga ana tjetër, harxhimet e rritura për të dhënat ndaj shtetit prej një deri në dy euro për të punësuar, do të paraqesin të hyra plotësuese për buxhetin”, thotë Mile Boshkov nga Konfederata e punëdhënësve.

Rrogë minimale në nivel sektorial e jo në nivel nacional?
Edhe pse biznesmenët konsiderojnë se edhe me modelin aktual të rrogës minimale nuk mund të plotësohen nevojat elementare jetësore, ata e hapin dilemën se a duhet të ndryshohet modeli i rritjes së rrogës miminale.

“Nëse shteti dëshiron që në mënyrë plotësuese t’u ndihmojë punëtorëve me të ardhura të ulëta, atëherë le të bëjë sistem që do të mundësojë që të dhënat e rritura në bazë të rrogës minimale, në vend që t’i inkasojë, t’ua kthejë punëtorëve. Mendoj se ka nevojë për një përkrahje më të madhe nga shteti për veprimtaritë që kërkojnë angazhim intensiv pune, konkretisht duke i subvencionuar rrogat. Bëhet fjalë për veprimtari që gjenerojnë harxhime të larta, konkurrencë të dobët, punësojnë një të tretën e të punësuarve dhe dukshëm kontribuojnë në eksportin  e vendit”, vlerëson Prekovska.

Kolegu i saj Boshkov, nga Konfederata e punëdhënësve thotë se caktimi i rrogës minimale duhe të jetë në nivel sektorial e jo në nivel nacional, siç është zgjidhja aktuale.

“Efekt më të madh do të jepte koncepti i rrogës minimale të caktuar në nivel sektorial e jo në nivel nacional. Në atë mënyrë do të evitoheshin keqpërdorimet eventuale, destimulimi i punëtorëve dhe jokonkretësia. Rroga minimale tani është në nivel të njëjtë në të gjithë sektorët dhe në afat të gjatë kjo zgjidhje do të krijojë punëtorë të pakënaqur të cilët për shkak të mungesës së konkurrencës në rroga, zgjidhjen e kërkojnë diku tjetër”, konsideron Boshkov.
Sipa zgjidhje së tij, rroga minimale prej këtij viti deri në vitin 2016 do të rritet tre herë, me ç’rast do ta arrijë vlerën prej 10.080 denarësh. Nga kjo zgjidhje janë të përjashtuar punëtorët në industrinë e tekstilit dhe të lëkurës, të cilët këtë rrogë do ta fitojnë në vitin 2018.

Ja si do të jetë dinamika e rritjes së rrogave:

Mars 2014   për 750 denarë
Mars 2015   për 790 denarë
Mars 2016   për 490 denarë

Ose për tre vjetë, punëtorët do të fitojnë 2090 denarë më tepër se sa të ardhurat e tanishme, në qoftë se të ardhurat e tyre bazohen në rrogën minimale.

Rroga mesatare neto që është paguar në nëntor është 21.054 denarë. Statistika e fundit tregojnë se në nëntë muajt e vitit të kaluar, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2011, rroga reale neto është zvogëluar për 1,6%.

Ligji për rrogën minimale u soll në vitin 2011. Dënimet për mosrespektimin e këtyre zgjidhjeve ligjore do të jenë prej 7 deri në 8 mijë euro për kompaninë dhe prej 3 deri në 4 mijë euro për personin përgjegjës në të.

Aneta Dodevska, Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button