La Liga me lider të ri, Reali ndalet nga Bilbao

Athletico Madrid është lider i ri i La Ligas spanjolle. Skuadra nga Madridi e mposhti Real Sociedadin me rezultat 4:0 për të marrë kryesimin e La Ligas.

Pas disfatës së Barcelonës dje me Valencia, Athletico dukej shumë e disponuar në fushë duke qenë bindëse ndaj Sociedadit. David Villa, Diego Costa, Miranda dhe Diego shënuan për Athleticon.

Me këtë fitore, Athletico Madrid ka tani 57 pikë, tri më shumë se Barcelona, dhe Real Madridi që barazoi me Athletic Bilbaon 1:1. Në këtë ndeshje Reali mbeti pa yllin e saj, Cristiano Ronaldon i cili u ndëshkua me karton të kuq.

Lajme të ngjashme

Back to top button