Shumë të diplomuar, pak të punësuar

Alarmante vazhdojnë të jenë statistikat për sa i përket punësimit të të rinjve. Kuadro të profesioneve të ndryshme, si mjekësi, ekonomi, juridik dhe të ngjashëm vazhdojnë të mbeten me diploma në duar, por pa punë.

Të dhënat e fundit të entit për statistikë u shpallën vitin e kaluar dhe thonë se në vitin 2012 kanë diplmuar mbi 10.300 studentë.

‘Kam diplomuar në fakultetin e mjeksisë, dega e përgjithshme por jam pa punë, dua të punoj në profesionin që e kam e jo të ligjëroj si profesoreshë, përse jamë bërë mjeke?’ tha Jeta nga Shkupi.

‘Ka tre vite që kam kryer fakultetin ekonomik në Shkup, por nuk kam familjarë në parti, dhe endem rrugëve me shpresë se ndonjëherë do të bëhet mirë’ tha Ibrahim F.

Në vitin 2013 papunësia në Maqedoni kapte shifrën prej 28.7% më se gjysma e të papunësuarve janë të moshës ndërmjet 15 dhe 25 vjeç, ndërsa 27.7 për qind nga të papunësuarit janë të moshës nga 25 deri në 49 vjeç.

Ministri i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov, nga ana tjetër thotë se fokusi kryesor i tyre është punësimi.

‘Jemi të vetëdijshëm se papunësia në vend është një sfidë e madhe, Qeveria në fokus ka reduktimin e numrit të papunësisë, vitin e kaluar përmes strategjive gjithpërfshirëse  përmes investimeve të reja aritëm që ta zvogëlojmë papunësinë, nëse në vitin 2006 papunësia në Maqedoni ishte 38 % ne këtë shifër e ulëm në 28.7 %” tha Spasov./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button